Kuvendi i Shqipërisë, opozita kërkon interpelancë për Ramën
Opozita në Shqipëri kërkon që qeveria të jap llogari para kuvendit për punën e saj. Por shumica e hodhi poshtë kërkesën e opozitës për interpelancë me kryemisnitrin Rama...

Në bllok opozita akuzoi qeverinë se nuk po jep llogari para parlamentit, ndërsa Kuvendin e cilësojnë si mburojë të abuzimeve të mazhorancës
“Thuani ministres se ç’ndodh në spitalet shqiptare se nuk e ka idenë çfarë kalojnë pacientët. Njoftojeni të paktën për rrogën që ka kaluar” – tha Deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi.
“Kanë kaluar 4 muaj, nuk shoh kërkesën time për interpelancë që lidhet me bujqësinë dhe fondet e IPARD.” – tha kreu i Grupit të PL-së, Tedi Blushi.
“Do të zhvillohen, do të ezaurohen bazuar në një koordinim me çdo ministër, bazuar edhe në angazhimet dhe agjendat që ata kanë” – theksoi Ministreja për Marrdhëniet me Parlamenit, Eriona Ismaili.
“Këtë parlament që mbron vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij familjar e qytetar në një leckë të vetën ku nuk respektohet asnjë ligj” – deklaroi Kreu i PD-së, Sali Berisha.
Mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama si dhe një kërkesë për të futur me procedurë të përshpejtuar, për në seancën e 16 prillit, projekt-ligjin për krizën e naftës.
“Projektligji i lejon qeverisë të shoqërojë uljen e taksave që rëndojnë në çmimin e naftës, si ajo e qarkullimit, ose taksa e karbonit. Të implementohet modeli i akcizës së lëvizshme që përdoret sot nga Italia. Çdo tepricë e TVSH-së që vjen nga rritja e krizës, shkon për të ulur akcizën në të njëjtën masë.” – deklaroi Deputeti i PD-së, Eno Bozdo.
“Nafta është mall burse. Shqipëria sot blen në bursë. British Petroleum që është furnizuesi kryesor i Shqipërisë sot, në çdo mëngjes shet me çmim burse.” – u shpreh Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla.
Në nisje të seancës plenare, opozita ngriti edhe një tjetër shqetësim, mungesën e transparencës dhe debatit parlamentar për procesin e integrimit evropian. (Luljeta Ndoka, TVM2)
