Botë

Belgjika tërhiqet nga misioni ndërkombëtar kundër SHI-së

08.06.2015 10:57

Belgjika deri në fund të qershorit do ta ndëpresë pjesëmarrjen në operacionin e koalicionit ndërkombëtar kundër terorristëve të grupit "Shteti Islamik"...

Belgjika deri në fund të qershorit do ta ndëpresë pjesëmarrjen në operacionin e koalicionit ndërkombëtar kundër terorristëve të grupit "Shteti Islamik", deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Didie Rejnders, lajmëron BTA.
 
Sipas Rejnders buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes të Belgjikës nuk është me mundësi të pakufizuara.
 
Ai theksoi se misioni "Pustinski sokol" në koalicionin ndërkombëtar pritet të vazhdojë me vite dhe ushtarët e Belgjikës sërish të përfshihen në luftën kundër SHI-së.
 
Belgjika shtatorin e kaluar u përfshi në koalicion, prejse dërgoi në Jordan 120 ushtarë dhe gjashtë aeroplanë F-16 për sulmet ajrore në caqet në Irak.
 
Sipas Rejnders aeroplanët e Belgjikës  marrin pjesë me pesë për qind në sulmet ndaj SHI.
 
Nga fillimi i vitit autoritetet e Belgjikës morën një numër të madh të kërcënimeve, për shkak të pjesëmarjes në koalicionin ndërkombëtar.
 
Për tre muajt e parë të misionit buxheti federal i vendit ka miratuar mjete në vlerë prej 23 milion eurosh.
 
Misioni belg zgjat 10 muaj, ndërsa vendimi për tërheqje plotësisht do të konfirmohet./mia