Bruksel, nesër hyn në fuqi sistemi i ri evropian EES
09.04.2026 18:58
Nga nesër, hyn në fuqi sistemi i ri evropian...

Nga nesër, hyn në fuqi sistemi i ri evropian për hyrje dhe dalje, përkatësisht evidenca digjitale do të zëvendësojë vulat e deritanishme në pasaporta për të gjithë shtetasit e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, përfshirë edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Sistemi i ri parasheh që gjatë hyrjes së parë, udhëtarëve t’u merren shenjat e gishtave dhe do të fotografohen.
Sistemi do të llogarisë automatikisht se sa ditë po qëndroni në BE, duke kontrolluar rreptësisht rregullin “90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh”.
Për shkak të marrjes së të dhënave biometrike, pritet një rritje fillestare e kohës së pritjes në vendkalimet kufitare gjatë hyrjes në zonën Shengen.
