Maqedoni
Parshikimi i motit
10.04.2026 08:56
Moti sot me vranësira dhe i paqëndrueshëm

Sot në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell gjatë ditës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 12 deri në 19°C.
Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm me vranësira, i shoqëruar me erë të dobët deri në mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të zbresë në 2°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 17°C.
Në ditët në vijim pritet mot i ndryshueshëm me periudha me diell. Sot dhe nesër në mëngjes, në disa vende temperaturat do të zbresin nën zero, me paraqitje të ngricave të mëngjesit. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga veriperëndimi, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit.
Nga e shtuna do të fryjë erë juglindore, e cila të hënën dhe të martën do të arrijë shpejtësi deri në 60 km/h. Të premten në mbrëmje drejt së shtunës do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Të martën në pjesët perëndimore dhe të mërkurën në më shumë vende priten reshje lokale shiu dhe bubullima.
