Maqedoni

E Premtja e Madhe, besimtarët ortodoksë, përgatiten për pashkën

10.04.2026 09:19

Besimtarët e krishterë që ndjekin kalendarin Julian sot e shënojnë të Premten e Madhe...

Besimtarët e krishterë që ndjekin kalendarin Julian sot e shënojnë të Premten e Madhe, ditën më të dhimbshme në Krishterim, ditën e vuajtjes dhe kryqëzimit të Jezusi Krisht.
 
Në të gjitha kishat ortodokse, në mesditë nxirret epitafi, i cili simbolizon pëlhurën me të cilën ishte mbështjellë Jezusi pasi u zbrit nga kryqi dhe paraqet varrosjen e tij.
 
Në të Premten e Madhe nuk mbahet liturgji, por shërbehen orët mbretërore, gjatë të cilave lexohen pjesë nga Ungjilli për vuajtjet e Jezusit.
 
E Premtja e Madhe është ditë zie të madhe, por edhe hyrje dhe përgatitje për Pashkët, që është festa më e madhe për besimtarët ortodoksë.