Maqedoni
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa
10.04.2026 09:39
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata, njoftojnë nga LAMM.
Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë lumenjve dhe nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rënies së gurëve. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
