Maqedoni
Transporti publik i autobusëve në Shkup sipas orarit të ditës së diel
10.04.2026 10:28
Transporti publik i autobusëve në Shkup gjatë festave të Pashkëve do të qarkullojë sipas orarit të së dielës...

Transporti publik i autobusëve në Shkup gjatë festave të Pashkëve do të qarkullojë sipas orarit të së dielës, njoftojnë nga JSP Shkup.
"Me rastin e festës fetare të Pashkëve, gjatë fundjavës së zgjatur nga 10 deri më 13 prill, autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Të shtunën, pikat e shitjes së biletave dhe qendrat për personalizim do të punojnë me orar të rregullt: sportelet me një ndërrim do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 13:00, ndërsa ato me dy ndërrime nga 08:00 deri në 18:00. Të premten dhe të dielën do të jetë në detyrë sporteli te Qendra Transportuese, me orar nga 08:00 deri në 14:00. E hëna është ditë jopune për të gjitha sportelet dhe qendrat për personalizim.", njoftojnë nga JSP.
Nga JSP Shkup informojnë se teleferiku nga e premtja deri të dielën do të punojë me orar të rregullt, nga ora 10:00 deri në 18:00, ndërsa të hënën, si zakonisht, nuk do të punojë.
"Kujtohet se çdo të hënë dhe çdo të martë të fundit të muajit, teleferiku është ditë jopune.", shtojnë nga JSP Shkup.
