Maqedoni

Janë vazhduar afatet të kërkesave për subvencione

08.06.2015 11:09

Afati për dorëzim të kërkesave për pagesa direkte të masave për sipërfaqe të tokës bujqësore dhe masat për kokë bagëtie është vazhduar deri më 30 qershor të vitit 2015...

Afati për dorëzim të kërkesave për pagesa direkte të masave për sipërfaqe të tokës bujqësore dhe masat për kokë bagëtie është vazhduar deri më 30 qershor të vitit 2015, kumtoi sot Agjencia për Përkrahje Financiare në Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.
 
Kërkesat për toka bujqësore plotësohen nëpërmjet rrugës elektronike nga Regjistri i vetëm i odave bujqësore  me gjendje më 31 maj të vitit 2015.
 
Kërkesat për masat për kokë bagëtie  plotësohen nëpërmjet rrugës elektronike  me të dhëna nga Regjistri  për kokë bagëtie me gjendje të datës së parashtrimit të kërkesës.
 
Kërkesat për qumësht lope, qumësht dele dhe të dhive të prodhuara dhe të shitura në periudhën prej muajit janar deri në muajin prill të vitit 2015 parashtrohen deri më 15 qershor të vitit 2015.
 
Kërkesat parashtrohen në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ku është regjistruar ekonomia bujqësore./mia