Botë

Tramp për Iranin: Keqmenaxhon kalimin e naftës

10.04.2026 11:45

Trump akuzoi sot Iranin se po bën një “punë shumë të keqe” dhe se po sillet “në mënyrë të pandershme” në menaxhimin e kalimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit....

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump akuzoi sot Iranin se po bën një “punë shumë të keqe” dhe se po sillet “në mënyrë të pandershme” në menaxhimin e kalimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit. 
 
Ai shtoi se veprimet e Iranit nuk janë në përputhje me marrëveshjen që ai pretendon se ekziston midis palëve.
 
“Irani po bën një punë shumë të keqe, disa do ta quanin të pandershme, duke lejuar që nafta të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Kjo nuk është marrëveshja që kemi.”, tha Trump.
 
Një ditë më parë Trump theksoi se Irani nuk duhet t’u vendosë taksa tankerëve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.