Rajon

Zgjedhja e Presidentit, VV: Gjatë vikendit vazhdojnë bisedimet

10.04.2026 14:14

Kryeministri Albin Kurti do ti vazhdojë takimet me opozitën për zgjedhjen e presidentit....

Kryeministri Albin Kurti do ti vazhdojë takimet me opozitën për zgjedhjen e presidentit. Kështu ka deklaruar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, sipas të cilës takime priten gjatë vikendit. 
 
“Besoj që edhe gjatë fundjavës por edhe shumë shpejtë do të vazhdojmë me takime.”, u shpreh Arbërie Nagavci, zëdhënëse e VV-së.
 
PDK dhe AAK: Kosova shumë afër zgjedhjeve
 
Por kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dhe deputeti i PDK-së Valon Behrami, janë të bindur se Kryeministri Kurti dëshiron që Kosovën ta dërgojë përsëri në zgjedhje.
 
“Sikur të kish dashtë me zgjedhë presidentin ai e din si shkojnë këto punë, këto procese, ne kemi përvoja politike, disa herë kemi arrit me zgjedhë president. Pra ai nuk e ka hap paketën fare të Qeverisë, me thënë Qeverinë po e ndali për vete, kur vjen puna e presidentit urdhëroni të merremi vesh. Kjo shkon ndryshe, me atë që e fton për partneritet për president, pra bëhesh partner edhe në Qeveri.”, u shpreh Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së. 
 
“Albin kurti sa më shpejt edhe një herë dëshiron zgjedhje që ti rikthehet edhe një herë ushtruesit të detyrës së Kryetarit dhe e ka edhe ushtruesin e detyrës së presidentit edhe i tër shteti i Kosovës do të shndërrohet në një shtet u.d..”, u shpreh Valon Behrami-deputet i PDK-së.
 
Së fundmi Kurti ka zhvilluar takime me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Nga kjo parti kanë thënë se në ciklin e dytë të takimeve mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për çështjen e presidentit është diskutuar për marrëveshje mes këtyre dy partive. Edhe nga LDK kanë thënë se bisedimet do të vazhdojnë.
 
GYLTENE SINANI