Maqedoni

Pr/ligji për përfaqësim, VLEN: I jepet fund manipulimeve

10.04.2026 14:35

Koalicioni VLEN konsideron çështje të rrumbullakësuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucione pas ligji kaloi në Qeveri....

Koalicioni VLEN konsideron çështje të rrumbullakësuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucione pas ligji kaloi në Qeveri. Pretendojnë në dhënien fund të manipulimeve dhe deklarimeve të rreme gjatë procesit të punësimit në institucione pasi procedura do të mbikëqyret dhe zbatohet nga trup koordinues në krye me zëvendës kryeministrin Bekim Sali. Bilall Kasami, njëri nga liderët e VLEN madje ligjin e konsideron si arritje historike për shqiptarët dhe pret mbështetjen e partive politike në kuvend.
 
“Përkundër dallimeve politike, besojmë fuqishëm që çdo deputet në kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të përkrahë një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të përfaqësimit adekuat që është një kategori kushtetuese. Sigurisht me këtë votim përfundimisht do të përmbyllen të gjitha manipulimet e deritanishme sa i përket keqpërdorimeve që janë bërë me mekanizmin e balancuesit dhe tanimë vendoset një mekanizëm ligjor.”,  u shpreh Bilall Kasami, njëri nga liderët e VLEN.
 
BDI: Po shënohet regres, jo përparim
 
Të njëtën nuk e pretendojnë nga BDI. Integristët të cilët janë kundër ligjit, konsiderojnë se me të nuk po bëhet arritje por regres brutal.
 
“Propozim që po qarkullon në media:
• nuk parasheh kuota etnike, që dmth ne përsëri do të vazhdojmë si para vitit 2001 kur shqiptarët ishin vetëm 0,2% në administratë;
• nuk parasheh obligim për institucionet që t’i identifikojë në bazë të etnisë qytetarët me rastin e punësimit apo avancimit;
• nuk parasheh dispozita sanksionuese.”, thuhet në reagimin e BDI-së.
 
BDI fton aktorë të tjerë politik dh apolitik që të distancohen nga projekt ligji i cili sipas tyre nuk është në përputhje me asnjë të amendamentit VI të Kushtetutës, i cili synon përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera jo shumicë në institucionet shtetërore.
 
MERLE ISMAILI