Maqedoni

BE: Zgjedhjet në Turqi e tregojnë fuqinë e demokracisë në vend

08.06.2015 11:20

Jehona prej 86 për qind në zgjedhjet e djeshme në Turqi e tregon fuqinë e demokracisë në vend...

Jehona prej 86 për qind në zgjedhjet e djeshme në Turqi e tregon fuqinë e demokracisë në vend, thuhet në kumtesën e përbashkët të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Frederika Mogerini dhe komisarit evropian për zgjerim Johanes Han.

Sipas Mogerinit dhe Hanit fakti se të gjithë partitë e mëdha turke  do të prezantohen në përbërjen e re të parlamentit jashtëzakonisht është e rëndësishme, njëkohësisht duke shprehur pritjen të njihen me vlerësimet e misionit vëzhgues të OSBE-së.

Presim formim të shpejtë të parlamentit të ri dhe qeverisë së re, me qëllim që më lehtë të bashkëpunojmë. Periudha e ardhshme do të jetë mundësi për thellimin e marrëdhënieve mes BE-së dhe Turqisë dhe për progres në sferat e bashkëpunimit, theksohet në kumtesën e Mogerinit dhe Hanit./mia