Maqedoni
Udhëtim falas në Evropë për të rinjtë: BE ofron rreth 40.000 bileta, aplikime edhe për RMV-në
10.04.2026 16:50
Bashkimi Evropian planifikon t’u japë rreth 40,000 të rinjëve....

Me rastin e 40 vjetorit të politikës së Shengenit, Bashkimi Evropian planifikon t’u japë rreth 40,000 të rinjëve leje udhëtimi dhe karta zbritjeje për të eksploruar Evropën. Pos vendeve të BE-së të drejtë applikimi kanë edhe siç thuhet në veb faqe të programit, vendet e treta, si Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia, Turqia dhe disa vende të tjera.
“'DiscoverEU' është një veprim i programit Erasmus+ (2021–2027). Ai synon t’u ofrojë të rinjve 18-vjeçarë një përvojë udhëtimi që do të forcojë ndjenjën e tyre të përkatësisë ndaj Bashkimit Evropian, t’u mundësojë të eksplorojnë diversitetin e Evropës, trashëgiminë dhe historinë e saj kulturore, të lidhen me njerëz nga i gjithë kontinenti dhe, në fund, të zbulojnë veten.”,
Afatet e aplikimit janë planifikuar nga 8 prill deri më 22 prill 2026 ndërkaq aplikantët e aprovuar do të marrin leje udhëtimi për të eksploruar Evropën nga 1 korrik 2026 deri më 30 shtator 2027.
Gjatë kësaj periudhe, pjesëmarrësit do të mund të përdorin lejen e tyre për të udhëtuar me tren për 7 ditë brenda një periudhe të zgjedhur deri në 30 ditë. Pasi të kenë rezervuar dhe marrë lejen e udhëtimit, ata konsiderohen pjesëmarrës. Për të siguruar qasje sa më të gjerë, programi ofron edhe alternativa të tjera transporti kur është e nevojshme, duke marrë parasysh mjedisin, kohën dhe distancën.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të pajisen gjithashtu me një kartë zbritjeje "DiscoverEU", e cila u mundëson ulje çmimesh për akomodim, vizita dhe aktivitete në kulturë, arsim, sport, transport lokal, ushqim etj. (Nermin Mulaki - Fejzullahu, TVM2)
