Tearcë, hapet njësia e zjarrfikësve pas dekadash pritjeje
Pritjes prej dekadash nga banorët e komunave të Tearcës dhe Jegunocit...

Pritjes prej dekadash nga banorët e komunave të Tearcës dhe Jegunocit për të pasur një njësi të zjarrfikësve u erdhi fundi, pasi sot e njëjta u hap në këtë zonë.
Ndërkaq, kreu i komunës së Tearcës, Daut Memishi, theksoi se ky investim rrit ndjeshëm sigurinë e qytetarëve, dhe sipas Dautit kjo është ditë historike për këtë komuna.

“Pas shumë vitesh pritje, premtime e mosrealizim, sot më në fund po bëjmë një hap të rëndësishëm për sigurinë dhe mirëqenien e banorëve tanë. Ky nuk është vetëm një investim i thjeshtë, por një investim për mbrojtjen e qytetarëve.” – tha Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi.
Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Jegunocit, Dime Konstadinoski, vlerësoi bashkëpunimin si kyç për realizimin e projekteve të përbashkëta.
“Kjo është dëshmi se punojmë në interes të banorëve dhe se decentralizimi po bëhet realitet. Do të vazhdojmë me projekte të tjera të përbashkëta në të ardhmen.” – deklaroi Kryetari i Komunës së Jegunocit, Dime Konstadinoski.

Po ashtu, autoritetet bëjnë të ditur se njësia fillimisht do të funksionojë me kapacitete të kufizuara.

“Në këtë nënstacion në Tearcë do të ketë tetë të punësuar dhe do të punohet në një ndërrim, deri në vendosjen e shërbimit 24-orësh.” – u shpreh Avni Ameti, Komandant i NJTKZ Tetovë.
Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë se përforcimi i shërbimeve zjarrfikëse do të vazhdojë edhe në komunat tjera, ndërsa një njësi e ngjashme pritet të hapet së shpejti edhe në Bogovinë.
Deri më tani njësi zjarrfiksve është hapur në komunën e Zhelinës dhe sot në komunën e Tearcës. (Visar Sadiku, TVM2)
