Maqedoni
Politikë, Kasami ironizon letrën e Ahmetit
10.04.2026 15:58
Kasami ka ironizuar letrën e Ahmetit dërguar partnerëve ndërkombëtarë...

Njëri nga krerët e koalicionit Vlen, Bilall Kasami, ka ironizuar letrën e Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, dërguar partnerëve ndërkombëtarë, ambasadorëve dhe liderëve botërorë, ku kërkon respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, mbrojtjen e përfaqësimit të drejtë dhe mbështetje për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të vendit. Sipas tij, Ahmeti pas 20 viteve dështim është zgjuar nga gjumi.
“Unë dëgjova që një letër të tillë e ka nisur edhe për në Hënë në misonin Artemis. Kështu që Ali Ahmeti ka mbetur që të kundërshtojë vetveten, për njëzet vite dështim sot është zgjuar nga gjumi. Po mirë që është zgjuar nga gjumi por duhet t'i tregojë dikush që ende është në jermi dhe jo në realitet.”, u shpreh Bilall Kasami, njëri nga liderët e VLEN.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në letrën e tij dërguar partnerëve ndërkombëtarë, ambasadorëve dhe liderëve botërorë, ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit politike në vend.
FLORIJE BELULI KAMBERI
