Festa e Pashkëve ndalon luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës
Luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës do të ndalen përkohësisht...

Luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës do të ndalen përkohësisht, pas paralajmërimeve nga autoritetet ruse për armpushim me rastin e festës së Pashkëve.
Sipas zëdhënësit rus, ushtria ruse është urdhëruar të ndalojë armiqësitë në të gjitha drejtimet, ndërsa forcat mbeten në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo provokimi apo veprimi të mundshëm agresiv.
“Ka karakter humanitar. Festa e ndritshme e Pashkëve është një festë e shenjtë për vendin tonë, për Ukrainën, për ukrainasit dhe për popullin ukrainas, prandaj ka natyrë thjesht humanitare. Ky është pika e parë. Së dyti, siç kemi thënë vazhdimisht, dhe siç ka theksuar presidenti Putin, ne nuk duam një armëpushim; ne duam një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë. Kjo paqe mund të vijë që sot, nëse presidenti Volodymyr Zelenskyy merr vendimin e duhur, merr përgjegjësinë dhe vepron në përputhje me të. Kjo është thënë herë pas here.” – deklaroi Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.
Ky zhvillim vjen pasi Ukraina kishte propozuar një armëpushim gjatë festave, edhe pse Kremlini fillimisht kishte mohuar plane për ndalimin e luftimeve në vijën e frontit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi do të respektojë këtë marrveshje.
“Ukraina ka njoftuar vazhdimisht se është gati për hapa reciprokë. Ne propozuam një armëpushim gjatë festave të Pashkëve këtë vit dhe do të veprojmë në përputhje me rrethanat” – tha Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zelenski u shpreh se njerëzit kanë nevojë për një Pashkë pa kërcënime dhe një lëvizje të vërtetë drejt paqes. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
