Liga e Konferencës, tre fitore të vendasve pa gol të pranuar
Mbrëmjen e kaluar u luajtën katër ndeshjet e para të ¼ së finales të Ligës së Konferencës...

Mbrëmjen e kaluar u luajtën katër ndeshjet e para të ¼ së finales të Ligës së Konferencës, në të cilat skuadrat vendase e bënë ligjin. Në të katër ndeshjet skuadrat pritëse i’a dolën të fitojnë pa gol të pranuar, që është hera e parë në këtë kompetenc që mysafirët në ndeshjet e ¼ së finales nuk ja dalin të shënojnë.
Kristal Palas u konfirmua pretendente për trofeun me një fitore të pastër 3-0 ndaj Fiorentinës në shtëpi. Aq bindëse ishte edhe fitorja e ukrainasve të Shakhtar Donjetck ndaj AZ Alkmar. Kjo ndeshje u luajt në terren asnjënës në Krakov të Polonisë.
Alisson i Shahtjor me dy gola të shënuar ishte më efikasi në këtë mbrëmje. Ndërsa Mainc bëri hapin e parë drejt gjysmëfinaleve duke mundur 2-0 francezët e Strasburgut. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas një jave.
REZULTATET:
Rayo Vallecano - AEK Athinë 3-0
(Akhomach 2, Lopez 45+2, Palazon 74-11m)
Crystal Palace - Fiorentina 3-0
(Mateta 24-11m, Mitchell 31, Sarr 90+1)
Mainz 05 - Strasbourg 2-0
(Sano 11, Posch 19)
Shahtar - AZ Alkmaar 3-0
(Pedrinho 72, Alisson 81, 83)
