NBA, Torono fiton duelin me Majamin
Skuadra e Torontos me 128:114 e mundi Majamin...

Skuadra e Torontos me 128:114 e mundi Majamin dhe tani është shu8më pran kualifikimit në “play-ofin” e NBA-së.
Ingram me 38 pikë ishte më efikasi në radhët e kanadezëve. Tek skuadra e Majamit, e cila ka humbur 10 nga 13 ndeshjet e fundit me precizitetin e tij u dallua Adebajo, që me 24 pikë e 11 kërcime shënoi “double-double”.
Toronto, e cila po orvatet që për herë të parë pas katër viteve të luaj në “play off” me këtë fitore nga Atalanta e morri pozitën e pestë në Lindje.
Të dyja këto skuadra kanë përpjestimin e njëjtë 45 fitore 35 humbje, por Toronto në këtë sezonë në përballjet mes vete me Majamin, që do luajë në “play inn”, janë më të mirë.
Në ndeshjet e tjera - Skuadra e Lakers është rikthyer te fitorja, duke mundur 119-103 Golden State jashtë fushe. Pa probleme fiton edhe Houston, që falë 29 pikëve të Kevin Durant, mundi 1134-102 Philadelphia, ashtu që kjo ishte fitorja e tetë resht.
Në Lindje, skuadra e New York mundi 112-106 Boston, një përballje mes dy ekipeve që luajnë për vendin e dytë.
Jashtë fushe fiton edhe Chicago, që triumfoi 119-108 në shtëpinë e Washington, ndërsa Indiana me fitoren 123:94 ndaj Bruklin, I dha fund serisë prej tri humbjeve rresht. (Safet Ademi, TVM2)
