Gjermania dhe Spanja në garë të ngushtë, Maqedonia me katër skuadra në Evropë

10.04.2026 20:26

Ndeshjet e mesjavës në Europë...

Ndeshjet e mesjavës në Europë kanë përditësuar edhe situatën e renditjes sezonale të shteteve në renditjen e UEFA-s teksa duket se pak nga pak po afron edhe verdikti për vendin e dytë që do të ketë një skuadër më shumë në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm.

Liga e Maqedonisë së Veriut, në këtë renditje mban në pozitën e 35-të, për të cilën ka grumbulluar 3343 pikë kryesisht falë sukseseve të Shkëndijes.

“Kuqezinjtë”, në këtë sezonë luajtën në të tria kupat e UEFA-së.

Superliga e Kosovës, kryesisht falë Dritës së Gjilanit, e cila pati paraqitje identike me skuadrën tetovare e mban pozitën e 31-të  3781 pikë. Ndërsa  Kategoria Superiore e Shqipërisë, është e 40-ta me 2250 pikë. Por të tre kampionatet do të vazhdojnë të japin 4 skuadra në kompeticionet evropiane.

E hapur ka mbetur gara mes Gjermanisë dhe Spanjës se cila do të kualifikoj 5 skuadra në Ligën e Kampioneve. Gjermania ka ngushtuar disi diferencën në këtë javë, falë fitores kryesisht të Bajernit ndaj Real Madridit, të cilës iu shtuan edhe sukseset e Frajburg dhe Mainc në komepticionet e tjera.

Deri në vendin e 12 të gjithçka është e mbyllur. Greqia falë AEK-ut ka shanse për të hyrë në TOP10. (Safet Ademi, TVM2)