LPFM, java e 27-të, Sileksi-Brera transmetohet në TVM
Nuk ka pushim për skuadrat e LPFM-së...

Nuk ka pushim për skuadrat e LPFM-së, që po luajnë çdo 4 ditë. Në stadiumin “Todor Proevski” në Shkup, Vardari do të përballet me Rabotniçin.
“Kuqezinjtë” do të kërkojnë të reagojnë pasi në tri ndeshjet e fundit ka marë vetëm 4 pikë edhe atë në barazimin pa gola me Pelisterin, ndërsa “romantikët” synojnë rikthimin te fitorja pas humbjes në javën e fundit ndaj Shkëndijës.
Në Kratovë, do të luhet derbi i veri-lindjes. Përballë do të jenë skuadra e vendit të katërt në renditje, Sileksi që ka 10 pikë më pak se Struga e pozitës së tretë që siguron dalje në Evropë dhe ajo e vendit të tetë, Brera që me 32 pikë, që ende nuk e ka siguruar mbetjen direkte në elitë.
Këta për 3 gola e kan golaverazhin më të dobët se Arsimi në pozitën e shtatë.
Ndeshja Sileksi – Brera, të shtunën mund ta ndiqni në TVM2, duke nisur nga ora 15:30 minuta.
Katër ndeshjt e tjera të elitës së futbollit vendor do të luhen nga e hëna deri të martën. (Safet Ademi, TVM2)
