Life Style
Fotot zyrtare të Princit George dhe Princeshës Charlotte
08.06.2015 11:32
Princi George duke puthuar në ballë Princeshën Charlotte...

Kjo është fotoja më e re mbretërore që vjen nga Pallati i Kesningtonit, ku tregohen dy fëmijët e William dhe Kate.
Çifti kishte injoruar protokollin, kur kishte publikuar fotot e fëmijëve, vetëm dy javë pas lindjes së Princeshës Charlotte.
Sidoqoftë, në fotot zyrtare fëmijët duken shumë bukur dhe u ngjajnë prindërve të tyre.
Princi George i ka ngjarë më shumë të atit, ndërsa edhe Princesha Charlotte, me sytë e saj blu të errët, ka disa tipare të William.
Fotot menjëherë janë shpërndarë në rrjete sociale dhe "bekimi" i së motrës nga princi i vogël ka prekur shumë persona.
