Botë
Rusia dhe Ukraina, me armëpushim të përkohshëm gjatë Pashkëve
11.04.2026 13:32
Një armëpushim i përkohshëm mes Rusisë dhe Ukrainës për Pashkët Ortodokse...

Një armëpushim i përkohshëm mes Rusisë dhe Ukrainës për Pashkët Ortodokse pritet të nisë mesditën e 11 prillit, teksa përpjekjet diplomatike amerikane për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur.
Kremlini tha se ka urdhëruar një armëpushim të përkohshëm nga ora 16:00 deri të dielën, pra një armëpushim 32-orësh.Armëpushimi i përkohshëm erdhi teksa bisedimet e udhëhequra nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit katërvjeçar janë penguar nga lufta në Lindjen e Mesme.Autoritetet në qytetin e Odesës në jug të Ukrainë njoftuan të shtunën se dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga sulmet ruse, vetëm disa orë para se të hyjë në fuqi armëpushimi.
Dy persona të tjerë u vranë dhe rreth 15 u plagosën gjatë natës të së premtes në dy sulme të ndara në rajonin qendror të Poltavës dhe në Sumit, në verilindje të Ukrainës, sipas autoriteteve rajonale.
Deri më tani janë mbajtur disa runde bisedimesh, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, për t’i dhënë fund luftës që nisi më 2022, por përpjekjet diplomatike deri më tani nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje.
