Maqedoni

E Shtuna e Madhe përgaditjet e fundit para festës së pashkëve

11.04.2026 15:22

Besimtarët ortodoksë po bëjnë përgatitjet e fundit para festës më të madhe...

Besimtarët ortodoksë po bëjnë përgatitjet e fundit para festës më të madhe të krishterë, Pashkëve. Sot është e Shtuna e Madhe, dita midis vdekjes dhe ringjalljes. Kjo është dita e dytë e zisë, pikëllimit dhe heshtjes kur besimtarët kujtojnë vuajtjet e Krishtit.
 
“Dhe pikërisht për këtë thuhet se në të shtunën  e madhe,njeriu sa më shumë që mundet të përmbahet nga ushqimi ,pijet dhe nga të folurit dhe të lutemi më shumë. Le të jemi në heshtjen e një gjendjeje lutëse kur do të përmbahemi nga mëkatet dhe do të presim me gëzim ringjalljen e Krishtit, kështu që sot është dita kur besojmë se Krishti e kishte  mposhtur Satanin dhe  të dielën në mëngjes do të hapen portat e parajsës  në të cilat çdo person ose çdo shpirt mund të shpëtohet dhe të marrë jetën e përjetshme”, deklaroi at Antonio.
 
Në kishat ortodokse, besimtarët ndezën qirinj për shëndet dhe lumturi, duke u lutur për vizionin më të gëzueshëm të ringjalljes së Krishtit, dhe ata që kishin respektuar agjërimin shtatëjavor morën kungimin, të përgatitur shpirtërisht për të mirëpritur festën.
 
“Tradita është lënë që të praktikohet dhe të përforcohet karakteri I njeriut ,feja dhe dashurija .Ringjallja cdo vit është momenti më I lumtur I të gjithë të krishterëve”, u shpreh qytetari.
 
“Ndjehem e plotësuardhe shumë mirë .Para së gjithash mendoj se duhet të jemi njerëz të mirë me  sjellje të mira cdo ditë,jo vetëm në këtë ditë”, theksoi qytetari.
 
Në mesnatë, në të gjitha Kishës Ortodokse Maqedonase do të shpallet Ringjallja e Krishtit, si dhe do të respektohet tradita e thyerjes së vezëve të cilat janë simbol i jetës.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI