Maqedoni

Situata me karburantet, Mickoski: Do të ketë ulje çmimesh

11.04.2026 15:44

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi rënie të çmimeve të karburanteve...

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi rënie të çmimeve të karburanteve në peridhën që vijon, ndërkaq Komisioni Rregulator për energjetikë në seancën vijuese do të merr vendim për ulje të çmimeve të benzinës dhe naftës.
 
Shefi i ekzekutivit shtoi se këto masa synojnë të lehtësojnë barrën financiare për qytetarët dhe bizneset, në një periudhë të luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
 
“Ajo që është me rëndësi sipas kalkulimeve tona është se do të kemi ulje të çmimeve të benznës për 1, 5 denarë dhe ulje të derivatit dizel për 2, 5 denarë. Sasi ka mjaftueshëm, ka mjaftueshëm edhe për ta amortizuar presionin që vjen nga fqinjët. Kemi çmime më të ulta për derivatet dhe të gjitha masat që më herët i parashikuam mbeten në fuqi edhe në javën e ardhshme”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
 
LSDM akuzë qeverisë: Masa duhej para pashkëve, po defokusoni
 
Ndërkohë LSDM akuzon qeveriën për lënien zbrazur të tyrezave para pashkëve dhe defokusim me uljen e çmimeve të karburantëve.
 
“Hristijan Mickoski i ka lënë qytetarët të përballen vetë pikërisht në periudhën kur shpenzimet janë më të larta –para Pashkët. Ndërsa familjet luftojnë për të siguruar produkte bazë, Qeveria paralajmëron masa “pas festave”, duke pritur analiza dhe raporte”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
 
Sipas opozitës maqedonase, ky është rezultat i politikave ekonomike të vonuara, të pamjaftueshme dhe të gabuara, sepse Hristijan Mickoski mbron biznesin dhe fitimin në vend të standardit të qytetarëve. Qeveria nuk ka ndjenjë për realitetin, as për nevojat e qytetarëve, akuzojnë më tej ngas socialdemokratët.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU