Maqedoni

Jurisprudenca në shqip, Mickoski: Me vendimin do të zbulohen edhe emrat e ekspertëve

11.04.2026 16:28

Provimi i jursiprudencës në gjuhën shqipe në duart e komisionit me ekspertë...

Provimi i jursiprudencës në gjuhën shqipe në duart e komisionit me ekspertë të lëndës ndërkaq kryeministri Mickoski nuk i zbulon emrat e trupit të  formuar për kërkesën studentore.
 
“Po punohet. Kur të kemi më shumë për opinionin, do të japim informata. Kur të vijmë tek vendimi do t’i shpalosim edhe emrat dhe, kuptohet edhe vendimin”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Mosmarrëveshjet me Bullgarinë, Mickoski: Nevojitet presion i Brukselit ndaj Sofjes
 
Mes tjerash, Mickoski komentoi edhe konkluzën e Komitetit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara lidhur me Bullgarinë që nuk ka lejuar regjistrimin e një organizate për të drejtat e maqedonasve etnikë. 
 
Ai tha se nuk do ta ndryshojë qëndrimi i fqiut lindor pa një presion më të fuqishëm të Brukselit dhe të më shumë vendeve anëtare të BE-së. Shton se argumentet e vendit dita ditës vërtetohen nga bashkësia ndërkombëtare.
 
Micksoski mbetet në bindjen se sfidat eurointegruese nuk zgjidhen edhe po që se ndryshohet preambula dhe bëhen ndrsyhimet kushtetuese.
 
“Unë sinqerisht pres që në periudhën që vijon të ketë edhe politika të tilla. Nuk besoj se kjo mund të çojë në ndryshim të qëndrimit te fqinji ynë lindor pa një veprim të fortë nga Brukseli dhe vendet më të mëdha anëtare të Bashkimit Evropian, por ajo në të cilën besoj është se argumentet tona janë të drejta dhe se ato nga dita në ditë po konfirmohen në skenën ndërkombëtare”, theksoi Mickoski.
 
“Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara ka konstatuar se Bullgaria ka shkelur të drejtën e lirisë së asociimit të maqedonasve etnikë, pasi gjykatat atje kanë refuzuar kërkesën për regjistrimin e një organizate jofitimprurëse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
 
“Bullgarisë i kërkohet të rishqyrtojë vendimet e gjykatave vendase me të cilat është refuzuar regjistrimi dhe t’i sigurojë ankuesit kompensim të përshtatshëm, përfshirë rimbursimin e taksave dhe shpenzimeve të tjera ligjore që rrjedhin nga shkelja”, thuhet në komunikatën e komitetit për të drejtat e njeriut. 
 
Bullgaria duhet të paraqesë një raport brenda 180 ditëve, duke përshkruar në mënyrë të detajuar masat që ka ndërmarrë për të korrigjuar situatën.”
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU