Maqedoni

Besimtarët ortodoksë festojnë festën më të madhe të krishterë – Pashkët

12.04.2026 14:38

Në mesnatë, kambanat shpallnin lajmin më të gëzueshëm në kisha dhe në liturgji...

Në mesnatë, kambanat shpallnin lajmin më të gëzueshëm në kisha dhe në liturgji, të krishterët ortodoksë festojnë festën më të madhe dhe më të ndritur, Pashkët.
 
Me fjalët "Krishti u ringjall, me të vërtetë u ringjall", besimtarët përshëndesin njëri-tjetrin, duke i uruar njëri-tjetrit shëndet, lumturi dhe shpresë të re.
 
“Për ne kjo është festë e madhe ,ditë e madhe ,e festojmë dhe na jep forcë, shëndet në familje dhe të gjithëve”, deklaroi qytetari.
 
“Dëshiroj paqe ,lumturi ,fat dhe dashuri në ketë festë të madhe”, u shpreh qytetari.
 
“Të gjithëve u dëshiroj së pari shëndet pastaj të tjerat”, theksoi qytetari.
 
“Të ketë paqe në vend ,fëmijet ti kemi mirë dhe me shëndet”, deklaroi qytetari.
 
“Njërëzit të jenë më të ndershëm ,të mirë dhe të vijnë më shumë në kishë”, u shpreh qytetari.
 
Ringjallja e Krishtit është themeli i besimit tonë, tha kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase të Kryepeshkopatës së Ohrit, në liturgjinë e tij  në katedrale.
 
“Ringjallja e krishtit është themeli I besimit tonë .Në të takojmë Zotin e gjallë, i cili është forca e shpresës sonë, sepse na zbulon se vdekja nuk është fundi, por një kalim në jetën në Zot, i cili është zgjedhja e dashurisë sonë, sepse nëpërmjet tij mësojmë të duam ashtu siç na deshi Krishti. Dhe Krishti na deshi jo me fjalë, por me vdekjen e tij të vuajtur në kryq dhe me ringjalljen e tij”, theksoi kreu i kishës ortodokse maqedonase z.Stefan.
 
Mesazhi i Pashkëve u lexua edhe në kishë.
 
“Le ta ruajmë kujtimin e paraardhësve tanë të denjë që u ngulitën në themelimin dhe ripërtëritjen e atdheut tonë të Maqedonisë dhe të Kishës sonë Maqedonase, por le të jenë edhe një mesazh për ne që të ruajmë të mirat që na lanë” u shpreh ati i kishes.
 
Pashkët festohet tre ditë, dita e parë I përkushtohet familjes. Ringjallja e Krishtit u shpall në mesnatë në të gjitha kishat e Kishës Ortodokse Maqedonase me përshëndetjen e gëzueshme "Krishti u ringjall, vërtet u ringjall". Besimtarët e pritën festën më të madhe të krishterë, Pashkët.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI