Botë
Sulmohen dhe shkatërrohen tendat në Majdan, arrestohet organizatori i protestës
08.06.2015 11:54
Disa sulmues të masakruar të paidentifikuar sot i sulmuan dhe shkatërruan tendat të cilat në sheshin Majdan në kryeqytetin Kiev i vendosën protestuesit...

Disa sulmues të masakruar të paidentifikuar sot i sulmuan dhe shkatërruan tendat të cilat në sheshin Majdan në kryeqytetin Kiev i vendosën protestuesit, ndërsa organizatori i protestës Rustan Tashbaev është arrestuar, njofton televizioni rus në gjuhën angleze "Rasha tudej".
Në afërsi të Majdanit, në rrugën Institutskaja, janë dëgjuar edhe shpërthime.
Policia, gjoja, ka qëndruar pranë sheshit, por ka tentuar t'i ndalojë sulmuesit të cilët janë futur në mesin e protestuesve duke shkatërrues gjithçka para vetes dhe duke i tërhequr protestuesit prej tendave.
"Më zunë dhe më tërhoqën sikur të isha sajë. Bërtisja, duke menduar se do të më rrahin, por shumë shpejtë u shpërndanë. Dukej si shfaqje teatrale pasi që policia ishte këtu, por nuk bëri asgjë", tha njëri prej protestuesve.
Protestuesit dje u tubuan në sheshin kryesor të Kievit Majdan dhe vendosën tenda, duke kërkuar që presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Qeveria të dorëzojnë raport për zbatimin e reformave të cilat Qeveria e tij i premtoi para një viti.
Rreth 100 protestues i vendosën të paktën pesë tenda në vendin në të cilin vitin e kaluar protestuan kundër ish-presidentit, Viktor Janukoviq.
Ata kërkojnë që Poroshenko dhe Qeveria e tij t'u kushtojnë kujdes qytetarëve dhe të dorëzojë raport për procesin e zbatimit të reformave të cilat u premtuan vitin e kaluar, deklaroi njëri prej organizatorëve, Rustem Tashbaev.
Ai theksoi se aktivistët nuk e kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë.
"Ne e filluam këtë fushatë, vendosëm tenda dhe këtë protestë e quajtëm Majdan 3. Ne kërkojmë këta njerëz t'i kryejnë detyrat e tyre që është obligim i tyre", tha Tashbaev.
Protestat në Majdan filluan në vitin 2013 si fushatë e qetë për arsye se presidenti i atëhershëm, Viktor Janukoviq nuk dëshironte ta nënshkruajë marrëveshjen për t'iu bashkuar BE-së.
Pasoi edhe grusht shteti dhe autoritetet e reja premtuan se do të zbatojnë reforma politike dhe sociale të domosdoshme për plotësimin e normave ekonomike dhe demokratike që Ukraina një ditë të mund të hyjë në BE.
Në rrugët e Kievit të shtunën u mbajt një tubim i madh antiqeveritar në të cilin u tubuan rreth 3.000 persona të cilët e kërkuan dorëheqjen e Qeverisë dhe reforma ekonomike./mia
