Maqedoni
Provimi i jurisprudencës, Iseni: Të respektohet ligji dhe e drejta kushtetuese
12.04.2026 15:22
Mijëra studentë dhe qytetarë shqiptarë kanë protestuar para disa ditësh në Shkup...

Mijëra studentë dhe qytetarë shqiptarë kanë protestuar para disa ditësh në Shkup duke kërkuar që të respektohet Kushtetuta dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, në mënyrë që të mund ta japin provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase.
Ata kërkojnë drejtësi për studentët dhe dorëheqje të ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov i cili ua mohon të drejtën e garantuar me ligj.Clirim Iseni nga Lëvizja studentore për TVM2 thekson se kjo cështe asesi nuk duhet të negociohet sepse kërkojmë të drejtat themelore që janë të garantuara me ligj dhe me kushtetutë ,ndërsa tani përgjegjësia është institucioanle.
“Ne nuk kërkojmë një drejtë të re ,por kërkojmë zbatimin e një të drejte vec se më eksistuese ,dhe tashmë në ato kornizat ligjore eksiztuese.Pikërtisht këtu duhet të shmangim cdo keqkuptim publik kur një ligj si ligji për përdorimn e gjuhëve rregullon në mënyrë të posacme këtë cështje,atëherë nuk jemi para një debati për të sjellë një ligj të ri apo për të shpikur dicka të re por jemi para një detyrimi për ta zbatuar atë eksistues …Nuk e kërkojmë faktorin konkret këtu,politikanët tanë besoj që deri diku kanë shtjelluar këtë cështje ,dhe janë munduar ta kryejnë këtë punë por nëse ka hasur në ndonjë problem ajo është cështje tjetër që ne duhet të luftojmë për të dhe të zbatojmë në ardhmëri”, deklaroi studenti i UNT-së nga lëvizja studentore Çlirim Iseni.
Sipas Isenit pabarazia reale është se provimi i jurisprudencës në gjuhën maqedonase nuk mat vetëm njohurinë profesionale por studenti po vendoset edhe në testim gjuhësor .
“Aty krijohet ajo pabarazia reale ,një student mund ta dijë materialin,por ai në mënyrën se si testohet në gjuhën maqedonase ai automatikisht vendoset në disavantazh për shkak të gjuhës së provimit dhe kjo dmth se nuk po matet vetëm njohuria e tij profesionale por ai po vëndohet në një testim gjuhësor…Kjo nuk është vetëm një betejë për ne apo një betëjë e sotshme por edhe për brezat që po vijnë .Nëse një padrejtësi zgjidhet sot ajo dmth nuk trashëgoeht nesëer edhe te brezi tjetër ,kjo është arsyeja pse kjo kauzë ka peshë më të madhe sesa dikush mund të mendojë”, theksoi Iseni.
Studenti nga Lëvizjes studentore Clirim Iseni, apelon institucionet që ta zgjidhin këtë cështje sa më parë dhe mos ta mbajnë në sirtar edhe më tej. Poashtu thekson se kur një kërkesë është kaq bazike dhe zvarritet me vite atëherë problemi nuk është vetëm tek interpretimi por te mungesa e vullnetit dhe seriozitetit institucional .
VLORA LATIFI TOPOJANI
