Maqedoni
VLEN: Shteti hap dyert e tregut të punës për të rinjtë
12.04.2026 16:06
Koalicioni VLEN riafirmon se mbështetja për të rinjtë është prioritet i pandalshëm...

Me Planin Operativ për Punësim për vitin 2025, nga gjithsej rreth 13.000 persona të planifikuar për përfshirje, 8,576 ose 70.9% janë të rinj deri në moshën 29 vjeç, thonë nga koalicioni VLEN.
Ky është një tregues i qartë i këmbënguljes së brezit të ri për të gjetur vendin e vet në tregun e punës dhe për të ndërtuar të ardhmen me duart e veta. Në masën më tërheqëse për punësim, Vetëpunësimi për mbështetjen e sipërmarrjes, përkatësisht hapjen e një biznesi vetjak, nga gjithsej 2,755 biznese të reja të planifikuara, 1,896 janë hapur nga të rinj deri në moshën 29 vjeç. Ky është një sukses i madh që dëshmon se energjia, kreativiteti dhe guximi i të rinjve janë motori i zhvillimit ekonomik.
Këto fakte janë më shumë se statistika: ato janë shpresë e gjallë, janë dëshmi e këmbënguljes së rinisë sonë, që nuk dorëzohet para sfidave, por i shndërron ato në mundësi. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë tyre, duke u dhënë diellin e shpresës, forcën e këmbënguljes dhe besimin se e ardhmja ndërtohet me punë të ndershme dhe vizion të qartë, thuhet në komunikatën e koalicionit VLEN.
