Maqedoni
Arrestohen 4 persona në Shkup, merrnin para nga të miturit duke i kërcënuar
12.04.2026 16:28
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë ndaluar katër persona...

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë ndaluar katër persona, të cilët sipas një denoncimi, kryenin grabitje në Parkun e Qytetit. Sipas MPB-së, të njëjtit dyshohen se u kishin marrë para disa të miturve duke i kërcënuar me thikë.
“Zyrtarë policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria S.A. (20 vjeç), N.D. (40 vjeç) dhe dy të mitur nga Shkupi, për shkak të kryerjes së veprës penale “grabitje” në afërsi të fontanës në Parkun e Qytetit në Shkup, ku nën kërcënim me thikë u kishin marrë para disa të miturve. Menjëherë pas denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse dhe autorët janë ndaluar në Stacionin Policor Qendër, ndërsa pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale”, deklaroi zëdhënësi i MPB- së, Goce Andreevski.
