Maqedoni

Kamion i ri për mbledhjen e mbeturinave në Tetovë

08.06.2015 12:06

Kompania "Pakomak" Komunës së Tetovës i ka dhuruar edhe një kamion për mbledhjen e mbeturinave...

Kompania "Pakomak" Komunës së Tetovës i ka dhuruar edhe një kamion për mbledhjen e mbeturinave, i treti për dy vite jo të plota, si dhe donacion në vlerë prej 50 për qind të automjetit për pastrim të rrugëve.
 
Paraprakisht ashtu siç informon "Pakomak", janë dhuruar 40 kontenjerë dhe 100 teneqe  dy pjesëshe për mbledhje selektive të ambalazhave të plastikës dhe mbeturina të tjera.
 
Donacionin në Tetovë e pranoi kryetarja e komunës Teuta Arifi e cila u falënderua për përkrahjen nga "Pakomak", në ballafaqimin me mbeturinat.
 
Sipas Filip Ivanovskit nga "Pakomak", pas Shkupit, Tetova është njëra nga qytetet e cila gjeneron më së shumti mbeturina, ndërsa me atë edhe mbeturina të paketimeve./mia