Botë

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, garë e fortë midis dy partive, FIDES dhe TISA

12.04.2026 17:12

Hungarezët votojnë përbërjen e re parlamentare...

Rreth 7.5 milionë votues të vendit, si dhe më shumë se 500,000 të tjerë të regjistruar jashtë vendit, me mundësi që të zgjedhin midis pesë partive dhe të vendosin për udhëheqësinë e re të vendit.
 
Për mandat të pestë garon edhe kryeministri aktual, Viktor Orban dhe këto zgjedhje janë vendimtare nëse partia e tij FIDES sërish fiton zgjedhjet parlamentare hungareze. 
 
Orban përballet me opoztiarin e tij Petar Maxhar të partisë TISA, ndërkaq sipas sondazheve nga institutet e pavarura atje, tregohet një shans e fortë që ky i fundit t’ i fitojë zgjedhjet.
 
“Jam këtu për të fituar. Dëshiroj të fitoj…Ne jemi anëtre e Bashkiit Evropian dhe instotjmë të drejtën që u takon anëtarëve të BE-së. Ne kemi kundërshtuar ndonjë lloj të fuqisë së centraliuar”, deklaroi kryetari i partisë “FIDES”, Viktor Orban.
 
“Askush nuk mund të besojë seriozisht se partia TISA e me të edhe Hungaria nuk do të fitojë në zgjedhje”, u shpreh kryetari i partisë “TISA”, Petar Magjar.
 
Qytetarët hungarezë kanë qëndrime të ndara për këto zgjedhje, gjersa zgjedhjet i quajnë historike. 
 
“Nuk dua ndryshime ngaqë pajtohem me vijat politike të politikanëve aktualë”, theksoi qytetari.
 
“E tërë familja ime dëshiron ndryshime sepse kjo që ndodhi deri më tani është e papranueshme”, deklaroi qytetari.
 
Parlamenti hungarez ka gjithsej 199 deputetë. Për ta formuar shumicën parlamentare  dhe për të krijuar qeveri nevojiten të paktën 100 deputetë.
 
Zgjedhjet në Hungari konsiderohen edhe  si një moment kyç në historinë moderne të këtij vendi dhe njëkohësisht janë ndër më të rëndësishmet për Evropën gjatë viteve të fundit.
 
Rezultati mund të ndikojë jo vetëm në të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe në nivelin e ndikimit rus në kontinent, por edhe në fatin e mëtejshëm të së djathtës populiste dhe ekstreme në Evropë.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU