LSDM: Regjimet autokratike po bien, rajoni i përket Evropës, jo Rusisë
Humbja e zgjedhjeve të Viktor Orbanit në Hungari...

Humbja e zgjedhjeve të Viktor Orbanit në Hungari ka nxitur reagimet e partive politike në vend. Nga LSDM reagojnë duke potencuar se qytetarët e Hungarisë kanë thënë me zë të lartë dhe qartë: “MJAFT autokracisë dhe pas 16 vitesh sundimi të Viktor Orban, regjimi i tij jodemokratik ka rënë.
Sipas LSDM-së, kjo është një fitore për demokracinë mbi autokracinë, për Evropën mbi ndikimin rus dhe kinez dhe për sundimin e ligjit mbi korrupsionin.
“Organizata kriminale e OBRM-PDUKM ka mbetur pa aleatin e saj të vetëm në Bashkimin Evropian. Mjaft me fshehjen e Nikolla Gruevskit në Budapest, s’ka më kombinime të fshehta biznesi, s’ka më para kineze që vijnë përmes atij regjimi, akuzojnë nga LSDM. Rajoni i përket Evropës, jo Rusisë,” - thonë nga LSDM.
