VMRO-DPMNE i bën thirrje Filipçes: Të mos komentohen zgjedhjet në vendet e tjera
VMRO-DPMNE i ka bërë thirrje liderit të LSDM-së, Venko Filipçe...

VMRO-DPMNE i ka bërë thirrje liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, të ndalojë së përqendruari në proceset zgjedhore në vendet e tjera dhe të fillojë pastrimin e brendshëm të partisë, e cila, sipas tyre, është në prag të zhdukjes politike pas rezultateve të fundit të zgjedhjeve.
Sipas tyre, provë se LSDM po bie vazhdimisht janë rezultatet e zgjedhjeve të vitit të kaluar, në të cilat partia mezi doli e treta në disa komuna, dhe në disa madje edhe e pesta.
"Filipçe, prandaj shqetësohu më pak për zgjedhjet dhe rezultatet e zgjedhjeve në vendet e tjera. Ngrit mëngët dhe vendos partinë tënde, në këmbë të shëndetshme, nëse mund të thuash se është e jotja, sepse ti je vetëm rojtari i karriges atje. Dhe kjo është mbi të gjitha e rëndësishme, sepse për zhvillimin e një vendi, nevojitet një parti opozitare e shëndetshme, një parti opozitare që qëndron në këmbët e veta. Vetëm në këtë mënyrë do t'i ndihmosh si shtetit ashtu edhe qytetarëve.", thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE- së.
