Dita e dytë e Pashkëve - E Hëna e Ndritshme
Besimtarët ortodoksë festojnë sot ditën e dytë...

Besimtarët ortodoksë festojnë sot ditën e dytë të festës më të madhe të krishterë, Pashkëve, e njohur edhe si E Hëna e Ndritshme.
Besimtarë të shumtë vizituan kishat, ndezën qirinj dhe u lutën për shëndet të mirë, lumturi dhe mirëqenie në shtëpi dhe për të dashurit e tyre. Ngjallja e Krishtit, Pashkët, konsiderohet festa më e madhe e krishterë, dita kur Jezu Krishti vërtetoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ringjall nga të vdekurit.
Kjo festë është një kombinim i besimit dhe traditës, e çmuar që nga kohërat e lashta dhe fillon të Enjten e Madhe, kur para lindjes së diellit, amvisat lyejnë vezët e para të kuqe të Pashkëve.
Me të Hënën e Ndritshme të sotme fillon Java e Shenjtë. Sot vazhdon gostia e me mysafirë, të afërm, fqinjë, miq, kumbarë me shpresë se i gjithë viti do të jetë i suksesshëm për besimtaret e përkatësisë ortodokse.
