Humbja e Orbanit, mijëra mbështetës të Magyar festojnë fitoren

13.04.2026 14:46

Një atmosferë entuziazmi përfshiu Budapestin një natë më parë...

Një atmosferë entuziazmi përfshiu Budapestin një natë më parë, ku mijëra qytetarë dolën në rrugë për të festuar rezultatin e zgjedhjeve që shënon një kthesë të rëndësishme politike në vend.

Festimet nisën menjëherë pas konfirmimit të fitores së Peter Magyar, lider i Tisza Parti, duke sinjalizuar fundin e dominimit politik të Viktor Orbanit.

Qytetarët u mblodhën në zonat qendrore të kryeqytetit, duke valëvitur flamuj dhe duke brohoritur slogane për ndryshim dhe ripërtëritje demokratike. Gjatë tubimit të fitores së Majar, turma shfaqi gjithashtu qëndrime të forta politike, me thirrje anti-ruse si “Rusë, largohuni” dhe “Rusë, shkoni në shtëpi”.

Rezultati i zgjedhjeve pritet të ketë ndikim të madh në drejtimin politik të vendit, duke hapur një kapitull të ri për Hungarinë  dhe marrëdhëniet e tij ndërkombëtare.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka përshëndetur fitoren që e cilësoi “të lavdishme” të Peter Magyar në zgjedhjet parlamentare në Hungari, duke e konsideruar atë një moment të rëndësishëm për unitetin evropian.

Rezultati i zgjedhjeve shihet si një ndryshim i mundshëm në drejtimin politik të Hungarisë, duke hapur rrugën për një qasje më pro-evropiane dhe një distancim nga ndikimi rus në politikën e saj të jashtme, tha Tusk.