Maqedoni
Janë vjedhur stoli ari nga një banesë në Shkup
08.06.2015 12:34
Stoli ari në vlerë prej 100.000 denarë është vjedhur në një banesë në Shkup në pronë të shkupjanit E.G (34).

Vjedhjen, sipas denoncimit deri në MPB, e ka kryer autor tani për tani i panjohur.
Vjedhësi ka hyrë me hapje të dhunshme të dritares dhe i ka marrë stolitë duke fituar shfrytëzim të kundërligjshëm pronësor prej 100.000 denarë.
Punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit./mia
