Mucunski uron Magyar për fitoren
13.04.2026 19:54
Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ka uruar Peter Magyar...

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ka uruar Peter Magyar, fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari.
“Urime Peter Magyar për rezultatin zgjedhor. Qytetarët e Hungarisë janë shprehur dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme se vullneti demokratik i popullit. Vlerësojmë marrëdhëniet e forta bilaterale të ndërtuara ndër vite dhe presim me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të bazuar në respekt të ndërsjellë, partneritet dhe vlera të përbashkëta evropiane.”, - ka shkruar Mucunski në “X”.
