Tiranë, sonte fillon Samiti treditorë i Diasporës shqiptare
Sonte në mbrëmje nis zyrtarisht Samiti i katërt i Diasporës shqiptare...

Sonte në mbrëmje nis zyrtarisht Samiti i katërt i Diasporës shqiptare. Me temën “Përmes rrënjëve lartësohemi”, samiti 3-ditor do të mbahet në Tiranë deri më 15 prill duke bërë bashkë qindra përfaqësues të diasporës, por edhe politikanë nga trevat shqiptare.
Dita e parë e samitit nis sot me një ceremoni mirëseardhjeje në Teatrin e Operës dhe Baletit, ku presidenti Begaj do të ndajë disa dekorata për personalitete të shquara.
9 panele diskutimi janë parashikuar në ditën e dytë të punimeve të samitit, me tematika të ndryshme që nga demokracia, vota e diasporës, biznesi, inovacioni, shëndetësia dhe sporti. Folës kryesor do të jetë kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha.
Edhe në ditën e tretë të punimeve do të organizohen 9 panele të tjera diskutimesh me fokus tek integrimi europium, bota arbëreshe, riatdhesimi dhe identiteti kombëtar.
Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca, dhe disa ministra, ndërsa Mali i Zi do përfaqësohet nga ish-kryeministri shqiptar, Dritan Abazoviq.
Nga Maqedonia e Veriut ndër përfaqësuesit do të jenë Afrim Gashi - kryetar i Kuvendit dhe Fatmir Limani - ministër për Politikat Sociale, Demografinë dhe Rininë. (Luljeta Ndoka, TVM2)
