Tensionet në Lindjen e Mesme, përplasjet e Papës me Donald Tramp
Presidenti amerikan Donald Tramp...

Presidenti amerikan Donald Tramp ka publikuar në rrjetin e tij social “Truth Social” një imazh të krijuar me Inteligjencë Artificiale, menjëherë pas një postimi kritik ndaj Papa Leonit XIV.
Në fotografi Trampi shfaqet i veshur me rrobë të kuqe dhe të bardhë, me dorën e vendosur mbi ballin e një burri të sëmurë, ndërsa nga ana tjetër përshkruhet një dritë “hyjnore” që buron mbi skenë, njësoj si imazhet e Krishtit.
Ai rrethohet nga figura si mjekë, ushtarë dhe persona që paraqiten në qëndrim adhurues. Në sfond shfaqen elementë simbolikë si flamuri amerikan, një shqiponjë dhe Statuja e Lirisë.
Por, Papa Leoni XIV ka deklaruar se nuk ka frikë nga administrata e Donald Trampit dhe se do të vazhdojë të shprehet publikisht, pas kritikave të presidentit amerikan për komentet e tij mbi luftën me Iranin. Duke folur për gazetarët gjatë udhëtimit me avion, Papa Leoni u shpreh: “Nuk do të hyj në debat me të. Porosia gjithmonë ka qenë e njëjtë, promovimi i paqes. Këtë e them për të gjithë liderët e botës, jo vetëm për atë. Ne gjithmonë përpiqemi t’i ndërpresim luftërat dhe të promovojmë paqe dhe pajtim. Nuk kam frikë nga administrata Tramp apo të flas hapur për mesazhin e Ungjillit, që është ajo që besoj se jam thirrur të bëj.”, - u shpreh Papa Leoni XIV.
Papa theksoi se do të vazhdojë misionin e tij: “Do të vazhdoj me atë që besoj se është misioni i Kishës në botën e sotme.”.
