Parashikimi i motit

14.04.2026 08:27

Moti sot në vendin tonë...

Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Pasdite në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë, ndërsa gjatë luginës së Povardarisë do të ketë erë të fortë me shpejtësi deri 60 km/h.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 17 deri 22 gradë celsius.
 
Deri ditën e enjte moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.