Botë

Deti Mesdhe, në 48 orë nxirren edhe 6 mijë refugjatë

08.06.2015 12:39

Rreth 6,000 refugjatë janë shpëtuar në brigjet italiane, teksa kanë tentuar që të kalojnë Detin Mesdhe, gjatë 48 orëve të fundit...

Refugjatët u gjetën nga ekipet e shpëtimit nga Italia, Gjermania, Britania dhe vendet e tjera evropiane, në një total prej 30 operacionesh.
 
Rreth 80 kilometra larg brigjeve të Libisë, 5,851 refugjatë u nxorën nga uji gjatë fundjavës. Të gjithë pritet që do të dërgohen në Itali. 
 
Këtë vit është rritur numri i refugjatëve dhe emigrantëve që kanë marrë rrugëtim të rrezikshëm në det nga Afrika për në Evropë.
 
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se më shumë se 1,800 persona janë mbytur në kërkim të një jete më të mirë.
 
BE-ja ka rritur praninë në Mesdhe, por nuk po arrin dot të përballet me fluksin e madh të refugjatëve që arrijnë në brigjet evropiane dhe ende nuk është përcaktuar një kuotë e saktë për secilin shtet, në mënyrë që barra për përkujdesjen e mëtejshme të refugjatëve të mos bjerë vetëm në disa shtete të caktuara.