Trampi bllokon Ngushticën e Hormuzit, Teherani: Do të fundosim anijet luftarake
Donald Tramp tani po ushtron presion ekonomik mbi Iranin...

Donald Tramp tani po ushtron presion ekonomik mbi Iranin, duke e çuar konfliktin me të në një nivel tjetër pas bisedimeve të dështuara në Pakistan gjatë fundjavës.
“Bllokada ka filluar.”, tha presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, duke iu referuar Ngushticës së Hormuzit.
Trampi u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por theksoi se nuk do të pranonte asnjë marrëveshje që i lejon Teheranit të ketë një armë bërthamore.
“Nuk mund të lejojmë që një vend të shantazhojë botën.”, theksoi ai.
Nga ana e tij, Irani, në një reagim fillestar, paralajmëroi se do të shkatërronte anijet amerikane në rast të një përpjekjeje për të bllokuar portet iraniane, me Alaedin Boroujerdi që i përshkroi kërcënimet e presidentit Donald Tramp si “propagandë ushtarake”.
Sipas mediave iraniane, Teherani i konsideron kërcënimet e presidentit amerikan Donald Tramp për të bllokuar anijet si propagandë ushtarake, duke pretenduar se Uashingtoni nuk ka aftësitë reale për të zbatuar një plan të tillë.
Reagimi i palës iraniane erdhi pas deklaratave të Trampit se Shtetet e Bashkuara mund të vazhdonin me një bllokadë të Ngushticës së Hormuzit dhe të fundosnin anijet iraniane që do të përpiqeshin të afroheshin në zonë.
Por, Boroujerdi argumentoi se këto kërcënime janë pjesë e presionit strategjik dhe nuk pasqyrojnë ekuilibrin real të fuqisë.
Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi se vendet e tjera të NATO-s nuk do ta mbështesnin një iniciativë të tillë ushtarake, duke shprehur bindjen se ShBA-ja nuk ka mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare për të zbatuar një bllokadë të plotë detare kundër Iranit.
