Chivu thyen një rekord 88-vjeçar
14.04.2026 11:31
Cristian Chivu është shumë pranë një suksesi të veçantë...

Cristian Chivu është shumë pranë një suksesi të veçantë që në shtëpinë e Inter nuk ndodhte prej 88 vitesh. Pasi fitoi 3 herë titullin në Serie A si lojtar me fanellën zikaltër, Chivu është shumë pranë edhe titullit si trajner.
Për herë të fundit që kjo ndodhte, pra që një ish lojtar arriti të fitojë edhe titullin si trajner daton në sezonin e largët 1937-38.
Inter ndodhet +9 në raport me Napolin dhe +12 në raport me Milan, por kjo diferencë nuk ka ardhur si pasojë e sfidave direkte ndaj rivalëve për titull: “Inter, 75 pikë pa mundur Conten dhe Allegrin. Titullin e 21-të e kanë fituar kështu”, shkruan “Corriere dello Sport” në faqen e parë.
