Liga e Kampionëve, Barcelona kërkon përmbysjen e madhe

14.04.2026 11:43

Sonte luhen ndeshjet e para të kthimit të ¼ së finales në Ligën e Kampionëve...

Sonte luhen ndeshjet e para të kthimit  të ¼ së finales në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e mbrëmjes luhet në “Metropolitano”, mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, për të përcaktuar ekipin e parë që do të shkojë në ½ finalen e madhe.

“Jorganxhinjët” nga kryqendra spanjolle nuk do ta mbrojnë vetëm epërsinë 2:0 të arritur në “Camp Nou” në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, sipas Diego Simeones.

“E njohim kundërshtarin me të cilin do të përballemi. Jemi plotësisht të vetëdijshëm që kemi përballë një rival të fortë, por jemi gjithashtu të qartë për objektivin tonë, që është të kalojmë në raundin tjetër. Çdo ndeshje na afron më shumë me finalen, kështu që natyrisht ka një ndikim shumë më të madh dhe ata janë tashmë nën një presion të jashtëzakonshëm, por sinqerisht nuk po mendoj për këtë.” – tha trajneri i Atl.Madridit, Diego Simeone.

“E dini, se çdo person është i rëndësishëm. Pra çdo individ, çdo gjë pozitive është e rëndësishme. Duhet të besojmë se mund ta bëjmë këtë dhe kam ndjesinë se ekipi është në këtë rrugë. Dhe, sigurisht, ka të bëjë me mënyrën si luajmë futboll – të mbrohemi mirë, por edhe të jemi të guximshëm në sulm. Kjo është normale. Por ne kemi cilësinë; në ndeshjet kundër Atleticos shpesh kemi qenë ekipi më i mirë.” – u shpreh trajneri i Barcelonës, Hansi Flick.

Në të njëjtën kohë nga ora 21:00 në  “Enfild”, futbollistët e Liverpool-it, do ketë misionin e njëjtë me ato katalanas përmbysjen e rezultatit të ndeshjes së parë.

Kampioni aktual evropian PSZH, edhe pse nuk dominoi në fushë iu gëzua fitores me 2:0 dhe tani Liverpooli, duhet të shfrytëzjë avantazhin e fushës së tyre. (Safet Ademi, TVM2)