Ukraina godet uzinën e amoniakut në Rusi
Mjetet ajrore pa pilot me rreze të gjatë...

Mjetet ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi të forcave të armatosura ukrainase shënjestruan një uzinë kimike në veri të Rusisë, pasi përfundoi një armëpushim 32-orësh për Pashkët Ortodokse.
Objektivi ishte një uzinë amoniaku në Cerepovets, rreth 400 kilometra në veri të Moskës, tha Robert Brovdy, kreu i njësive të dronëve të ushtrisë ukrainase.
Fabrika prodhon qindra mijëra ton amoniak, nitrat amoni dhe acid nitrik çdo vit. Disa nga këto materiale janë të destinuara për prodhimin e eksplozivëve, shtoi ai.
Nga pala ruse, kryetari i bashkisë së Cerepovets, Andrei Nakrasajev, konfirmoi se një uzinë industriale ishte sulmuar, por siguroi se nuk kishte rrezik për qytetin.
Qyteti është rreth 900 kilometra larg kufirit Rusi - Ukrainë.
