Laçi realizon supergol në Turqi
14.04.2026 12:38
Futbollisti shqiptar, Qazim Laçi...

Futbollisti shqiptar, Qazim Laçi ka realizuar tjetër gol në Superligën e Turqisë. Ai të hënën shënoi golin e parë në fitoren 2:1 të Rizesporit kundër Gaziantepit.
Laçi shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 79-të, ndërsa ndeshja e xhiros së 29-të përfundoi 2:1 në të mirë të vendësve.
Për mesfushorin 30-vjeçar është goli i gjashtë, ndërsa ka edhe tetë asistime.
