Pesë javë, një fitore! Mbrojtja dhe sulmi funksionojnë njejtë

14.04.2026 12:41

Skuadra e Bashkimit nga Kumanova, po përballet me një krizë rezultatesh, pasi në 5 ndeshjet e fundit ia ka dalë të mer vetëm 5 nga 15 pikët e mundshme...

Bashkimi në  katër  ndeshjet e fundit në terren vendas ka fituar vetëm 5 nga 12 pikët e mundshme,por në përgjithsi në 5 të fundit nga 15 pikët e mundshme mori vetëm pesë. Pas humbjes në Kumanovë, në javën e 23-të, nga Rabotniçki me 1:2, “zigjelbërtit” kanë barazuar 2:2 me Tikveshin dhe pa gola me Brerën. Bashkimi ka shënuar fitoren e vetme 3:0 ndaj Shkupit, që tashmë e sheh veten në Ligën e Dytë për sezonin e ardhshëm.

Kjo ecuri nuk është se ka rënduar shumë situatën në renditje, pasi janë sërish në mes të renditjes. Megjithatë, 7 pikët e lëna sigurisht që “qahen”, sidomos në fund, kur do të bëhen më konkretisht llogaritë, sepse Bashkimi ka 35 pikë ose 3 më pak se Tikveshi në pozitën e pestë dhe 5 më shumë se Brera dhe Arsimi në pozitën e shtatë gjegjësisht tetë.  

Nga ajo që është parë në fushë në këto 5 javë, gjatë të cilave janë grumbulluar 5 pikë, bie në sy golavarazhi. Janë 6 gola të shënuar dhe 7 të pësuar. Me shifra duket se gjithçka shkon mirë, por në takimet e fundit duket qartë se mbrojta kanë funksionuar njëjtë me sulmin.

Mbrojtja në 5 ndeshjet e fundit ka 7 gola të pranuar, ndërsa sulmi ka 195 minuta që është futur në kolaps, pasi nuk ka shënuar asnjë. Këta në 5 ndeshje kanë shënuar 6 gola. (Safet Ademi, TVM2)