Ekonomi
Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës
14.04.2026 13:33
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,73% në raport me vendimin e datës 6.4.2026.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 2,084 denarë për kilogram.
Nga data 15.3.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 82,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 84,00 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 95,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 96,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 49,227 (denarë/kilogram)
