Maqedoni
Vazhdojnë punimet në stadiumin e qytetit të Tetovës
08.06.2015 13:01
Punimet në stadiumin e qytetit të Tetovës zhvillohen me intenzitet të plotë...

Punimet në stadiumin e qytetit të Tetovës zhvillohen me intenzitet të plotë, aktualisht po punohet në kompletimin e drenazhit konkretisht hudhjen e shtresës së fundit të rërës me gjatësi prej 30 cm.
Pas dy javëve, siç thuhet në kumtesën e komunës së Tetovës, do të bëhet mbjellja e kullosës dhe me këtë do të përfundojnë punimet për sa i takon terrenit të stadiumit.
Komuna e Tetovës mbetet maksimalisht e angazhuar dhe e orientuar që qyteti i Tetovës dhe njëherit qyteti më futbolistik në vend, të ketë një stadium konform rregullave dhe standardeve të UEFA-s dhe FFM-së./mia
